Infantino: “Katar 2022” do të jetë një Botëror i paharrueshëm!
“Katar 2022 do të jetë një Botëror i paharrueshëm”. Ky është mendimi i presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, dy vite nga fillimi i Kupës së Botës.
Do të jetë edicioni i parë i turneut që do të zhvillohet në Lindjen e Mesme dhe në botën arabe, një eksperiencë që numri një i futbollit botërore përkufizon si “unike” në faqen e tij në internet.
Infrastrukturat e planifikuara për eventin janë kompletuar në 90%, me tre stadiume që kanë përfunduar tashmë: Khalifa International, Al Janoub dhe Education City, ku janë luajtur në siguri të plotë më shumë se 100 ndeshje në 2020-ën pavarësisht pandemisë Covid-19.
Tre impiante të tjerë janë drejt përfundimit: Al Rayyan, Al Bayt dhe Al Thumama. Dy stadiumet e tjerë duhet të mbarojnë në 2021-shin.