Infantino: Kontratat e lojtarëve vlejnë deri në fundin e sezonit, ja si do zgjidhen
Kontratat zakonisht mbarojnë kur mbaron edhe sezoni. Por, me ndërprerjen aktuale, në të gjitha kombet, është e qartë se sezoni nuk do të mbyllet sipas kohës së parashikuar. Për këtë arsye u propozua që kontratat e lojtarëve të shtyhen deri në fund të sezonit, kur të jetë ai.
FIFA shtyn klubet dhe lojtarët të punojnë bashkë për një akord dhe zgjidhje në këtë periudhë. Nëse nuk arrihet akord mes palëve, atëherë çështja merret në dorë nga FIFA që do të ketë parasysh këto faktorë:
1) a ka pasur një tentativë për të gjetur akord mes klubit dhe lojtarëve
2) situate ekonomike e klubit
3) përshtatja e kontrata në proporcion
4) fitimi neto i futbollistëve pas çdo rinovimi kontraktual
5) nëse futbollisti është trajtuar në mënyrë të barabartë ose jo
Në këtë rast FIFA do të vendoste. Sa i përket merkatos së verë, do të ketë kohëzgjatje mes fundit të sezonit aktual dhe fillimit të sezonit tjetër.