Infantino trondit: Nuk përjashtohet mundësia e anulimit të Europianit!

Drejtuesit e UEFA-s janë në Amsterdam, të kryesuar nga Presidenti Aleksander Ceferin , për të diskutuar mbi evolucionin e koronavirusit dhe pasojat që mund të ketë në botën e futbollit. UEFA vazhdon të jetë e sigurt se nuk do të ketë ndikim në organizimin e Kampionatit tjetër Evropian, i cili do të organizohet në 12 shtete, përfshirë Italinë.

Sidoqoftë, të gjithë anëtarët e UEFA-s që konsiderohen jo thelbësorë, u këshilluan që të mos merrnin pjesë në kongresin e planifikuar për të martën dhe shortin e Kombeve të Kombeve, të planifikuar gjithashtu në Amsterdam.

Greg Clarke, president i Shoqatës së Futbollit dhe nënkryetar i FIFA-s, tha se ai pret që ndeshjet miqësore të planifikuara kundër Danimarkës dhe Italisë në Wembley të luhen normalisht. “Ne vazhdojmë me programin tonë, edhe nëse jemi të gatshëm të përshtatemi në rast të ndryshimeve të imponuara nga lart.”

Edhe Gianni Infantino, numri 1 i FIFA-s, la dyert e hapura: “Nuk mund të përjashtojmë asgjë, por nuk duhet të përfshihemi nga paniku. Personalisht unë nuk jam i shqetësuar, por duhet të shikojmë seriozisht zhvillimet, pa bërë reagime të ekzagjëruara. Shpresojmë që të mos kemi të aktiviteteve sportive në nivel global”, deklaroi Infantino për “Sky Sports”. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP