Infantino: Po mendojmë për Botërorin e Klubeve, jo Superligën!
Gianni Infantino mohon zërat që kanë qarkulluar në ditët e fundit se FIFA po përpiqet për krijimin e një Superlige duke filluar nga viti 2024.
“Si president i FIFA-s jam i interesuar për Botërorin e Klubeve jo për Superligën. Për mua nuk bëhet fjalë për ndeshjes mes Bayernit dhe Liverpoolit, por Bayern kundër Boca Juniors. Duam që klubet jashtë Europës të kenë një zhvillim në nivelin ndërkombëtar.
Vizioni im është që të kemi 50 klube dhe 50 Kombëtare që mund të luftojnë për titullin e kampionit në botë”, ka thënë Infantino për gjermanen Aargauer Zeitung. Botërori i Klubeve me formatin me 24 skuadra mund të marrë jetë për herë të parë në Kinë në vitin 2022. /R.Lika-Koha Jone/