Infektimet e shumta, 16% e lojtarëve të pa vaksinuar në Premier League
Më shumë 90% e lojtarëve në kampionatin italian dhe atë spanjoll janë vaksinuar plotësisht, por në Angli nuk ka ndodhur një gjë e tillë.Premier League ka njoftuar se vetëm 77% e lojtarëve që luajnë në kampionatin anglez kanë marrë të dyja dozat e vaksinës anti-covid.
Premier League ka konfirmuar se 16% e lojtarëve nuk kanë marrë as edhe një dozë të vetme të vaksinës. Aktualisht klubet e Premier League janë në ankth, pasi shumë skuadra kanë në gjirin e tyre lojtarë dhe anëtarë të stafit të infektuar me Covid.
Në fundjavë nga 10 ndeshje që ishin programuar për tu luajtur, 6 u shtynë për shkak të infektimeve të shumta në disa skuadra.
KOHA JONË SONDAZH

