Infektohen me Koronavirus 6 futbollistë te Tottenhami, kërkon shtyrjen e ndeshës në kampionat

Valë infektimesh me Covid-19 te skuadra e Tottenham Hotspur. Pas 3 fitoreve radhazi në kampionat, Antonio Contes do t’i duhet t’i bëjë mirë llogaritë për dy ndeshjet e radhës atë ndaj Rennes në Conference League dhe sfidën ndaj Brighton në Premier League.

6 lojtarë dhe 2 anëtarë të stafit kanë rezultuar pozitivë në testet e fundit që kanë kryer ndaj COVID-19 dhe lajmi ka marrë konfirmim nga mediat angleze.

Nuk bëhen të ditur emrat e futbollistëve të infektuar ndërkohë që drejtuesit e Tottenham i kanë kërkuar Federatës Angleze të Futbollit të shtyjë sfidën ndaj Brighton dhe ndoshta FA mund ta pranojë kërkesën e Spurs-ave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë ka pak gjasa që të shtyhet dueli i Conference League mes Spurs dhe Rennes pasi UEFA nuk toleron për sa i përket kësaj pjese dhe nëse Tottenham do të ketë në dispozicion 13 lojtarë mes tyre edhe 2 portierë do të zbresë rregullisht në fushë të enjten.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?