Interi mund Juventusin në “frymën e fundit”, polemika për arbitrimin

Në një ndeshje spektakolare të javës së 25-të të Serie A, Inter mposhti 3-2 Juventus në “Derbin e Italisë”, duke u shkëputur sërish me tetë pikë nga Milan në renditje. Heroi i mbrëmjes ishte Piotr Zieliński, që shënoi golin vendimtar në minutën e 90-të.

Zikaltrit kaluan të parët në avantazh në minutën e 17-të, kur një krosim i Luis Henrique u devijua në portën e vet nga Andrea Cambiaso, duke mposhtur portierin Michele Di Gregorio. Mbrojtësi bardhezi reagoi shpejt dhe barazoi në minutën e 26-të, pasi përfitoi nga një krosim i Weston McKennie.

Interi iu afrua sërish golit me dy shtylla radhazi, por momenti më i diskutueshëm i pjesës së parë erdhi në minutën e 42-të: Pierre Kalulu, tashmë i ndëshkuar me karton të verdhë, u përjashtua pas një ndërhyrjeje ndaj Alessandro Bastoni. Pamjet lanë dyshime për mungesë kontakti, por VAR nuk ndërhyri dhe Juventusi mbeti me dhjetë lojtarë për gjithë pjesën e dytë.
Epërsia numerike u konkretizua në minutën e 76-të, kur sulmuesi i ri Francesco Pio Esposito shënoi me kokë pas një asistimi të radhës nga Federico Dimarco.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, bardhezinjtë nuk u dorëzuan dhe në minutën e 83-të Manuel Locatelli barazoi me një goditje të saktë nga distanca, që befasoi portierin Yann Sommer.
Kur gjithçka dukej se po mbyllej në barazim, në minutën e 90-të shpërtheu stadiumi San Siro: Zieliński goditi saktë nga jashtë zone dhe i dha Interit tri pikë të arta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fitorja e rikthen skuadrën zikaltër në +8 nga ndjekësit dhe e mban fort në krye të kampionatit, ndërsa Juventusi largohet nga Milano me një humbje dramatike, pas një pjese të dytë të luajtur me zemër, por të kushtëzuar nga kartoni i kuq që pritet të ndezë polemika të shumta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?