Insigne infektohet me Covid-19, do të mungojë ndaj Spezias
Napoli merr një tjetër lajm të keq në këtë periudhë të vështirë të sezonit ku mungesat sa vijnë dhe shtohen. Të Kaltrit tashmë kanë humbur dhe shërbimet e Lorenzo Insigne.
Klubi i “Të Kaltërve” ka njoftuar se “Pas bërjes së tamponit molekular sot në mëngjes, lojtari ka rezultuar pozitiv me Covid 19. Futbollisti do të vazhdojë periudhën e izolimit pranë banesës së tij”.
Sulmuesi do të mungojë për ndeshjen e fundit të këtij viti në kampionat, pasi duhet të fillojë karantinën. Shpresat e Napolit janë që ai të jetë gati më 6 janar kur do të sfidojnë Juventusin.
KOHA JONË SONDAZH

