Inter apo Barcelonën? Ja kë do në finale trajneri Luis Enrique

Përveç ndeshjes së shumëpritur Inter-Barcelona, dita e sotme është edhe vigjilja e gjysmëfinales tjetër të Ligës së Kampionëve, ku nesër në mbrëmje në orën 21:00, në stadiumin “Parc des Princes”, Paris Saint-Germain do të përballet me Arsenalin.

Skuadra franceze është në avantazh, të paktën në letër, pasi ka fituar 0-1 në ndeshjen e parë në “Emirates Stadium”, çka u lejon atyre të kualifikohen me një barazim ose fitore.

Megjithatë, trajneri i PSG-së, Luis Enrique, nuk dëshiron të mbështetet tek ky avantazh. Në konferencën për shtyp, ai u pyet se cilin kundërshtar do të preferonte në një finale të mundshme – Interin apo ish-skuadrën e tij, Barcelonën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Spanjolli u përgjigj: “Djersitem kur mendoj për këtë gjysmëfinale. Dua vetëm një gjë për finalen: që PSG-ja të jetë aty. Sigurisht, kam një të kaluar me Barcelonën dhe ndjej dashuri për të. Ky lidhje nuk do të zhduket kurrë.”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?