FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Inter arrin akordin për Schick, pritet vetëm fjala e mjekëve për të firmosur

Patrick Schick do të jetë lojtar i Interit nga java e ardhshme, në rast se vizitat mjekësore dalin në rregull. Klubi milanez ka arritur marrëveshjen me Sampdorian për 30.5 milionë euro, shumë që do të paguhet gjatë tre vjetëve. Sulmuesi do të nënshkruajë kontratën 5-vjeçare për dy milionë euro në vit, me rritje. Janë të njëjtat shifra me të cilat ishte rënë dakord për transferimin te Juventus në qershor, por gjithçka u prish pas vizitave mjekësore.

Pas ekzaminimit në Policlinico Gemelli në Romë, midis të mërkurës e së shtunës, do të kryhet edhe formaliteti i nënshkrimit të kontratave, të cilat janë gati, në pritje të fjalës së mjekëve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?