Inter-Arsenal/ Zbulohen formacionet zyrtare, Chivu mbështetet te dyshja Lautaro-Thuram

Champions League rikthehet sonte në mbrëmje dhe në orën 21:00 Interi i drejtuar nga Cristian Chivu pret Arsenalin e Mikel Artetës në një përballje që vlen shumë për fatet e kualifikimit. Pas një nisjeje perfekte me katër fitore radhazi, zikaltrit kanë pësuar dy humbje rresht ndaj Atletico Madrid dhe Liverpool, rezultate që kanë komplikuar rrugën drejt kualifikimit direkt në fazën e 1/8-ave. Përballë “Topçinjve”, Interi kërkon me çdo kusht tre pikët për të mos rrezikuar objektivin.

Trajneri Chivu vendos të rifusë Acerbin në zemër të mbrojtjes, duke e kompletuar repartin me Akanji dhe Bastoni. Skema mbetet 3-5-2, me Luis Henrique dhe Dimarco të konfirmuar në krahë. Në mesfushë, Sucic fiton balotazhin me Mkhitaryan dhe do të luajë nga minuta e parë përkrah Barella-s dhe Zielinski-t. Në sulm nuk ka surpriza: Lautaro Martinez dhe Marcus Thuram formojnë dyshen sulmuese.

Nga ana tjetër, Mikel Arteta bën disa ndryshime të rëndësishme në formacionin e Arsenalit. Saka dhe Trossard rikthehen titullarë në vend të Madueke dhe Martinelli, ndërsa mungon Declan Rice. Mesfusha përbëhet nga Eze, Zubimendi dhe Merino, ndërsa skema është 4-3-3.

Swiss Digital Desktop Reklama

Formacionet zyrtare

Swiss Digital Mobile Reklama

Inter (3-5-2): Sommer; Akanji, Acerbi, Bastoni; Luis Henrique, Barella, Zielinski, Sucic, Dimarco; Lautaro Martinez, Thuram.
Trajner: Cristian Chivu.

Arsenal (4-3-3): Raya; Timber, Saliba, Mosquera, Lewis-Skelly; Eze, Zubimendi, Merino; Saka, Jesus, Trossard.
Trajner: Mikel Arteta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?