Inter/ Asllani mund të përfundojë te Bologna, Lookman është ende i “bllokuar”

Pas rikthimit të Beppe Marotta nga një pushim i shkurtër jashtë vendit, Interi është rikthyer në aktivitet të plotë në merkato. Klubi nuk ndryshon planet: për Pavard do të merrej në konsideratë vetëm një ofertë prej të paktën 20 milionë euro, ndërsa Cristian Chivu këmbëngul për të mbajtur Bisseck-un, i vlerësuar rreth 40 milionë euro.

Në hyrje, objektivi kryesor mbetet Ademola Lookman, ose një zëvendësues i tij, megjithëse Interi nuk ka nisur ende kërkime alternative. Pas largimeve, drejtuesit do të tentojnë të mbyllin marrëveshjen për Giovanni Leoni, i konsideruar pasardhësi i mundshëm i Acerbi dhe De Vrij. Megjithatë, koha nuk është në favor të zikaltërve, pasi Liverpool është gati të ndërhyjë për mbrojtësin e Parmës.

Në të njëjtën kohë, Bologna mund të përshpejtojë për Kristjan Asllanin, i cili dëshiron të mbetet në Serie A dhe të luajë rregullisht në një klub me ambicie evropiane si ai i Vincenzo Italianos, por çmimi prej 18-20 milionë euro mbetet i lartë. Ndërkohë, Esposito është transferuar te Cagliari, ndërsa Palacios është pranë huazimit te Basilea.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Tuttosport, Lookman, që është në një situatë të ndërlikuar me Atalantën, mbetet ylli i dëshiruar nga Interi. Por një dëmtim në kyçin e këmbës dhe mungesa e tij në stërvitje që nga fillimi i përgatitjeve paraqesin një problem: edhe nëse blihet, ai mund të jetë i gatshëm vetëm nga java e tretë, kur Interi përballet me Juventusin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?