Inter dhe Juventus në garë për djalin e Paolo Maldinit
Daniel Maldini, djali i legjendës Paolo, pas një sezoni shumë pozitiv, është në kërkim nga disa klube të rëndësishme. Sipas La Gazzetta dello Sport, Cristiano Giuntoli do të ndjekë në stadium ndeshjen Itali-Belgjikë të mbrëmjes së sotme.
Drejtuesi i Juventusit do të shfrytëzonte mundësinë për të parë drejtpërdrejt, edhe sulmuesin që luan aktualisht te Monza, i cili përshtatet në mënyrë perfekte në projektin e të rinjve të klubit të Juventusit.
Kartoni i Daniel Maldinit është ndarë mes Monzas dhe Milanit. Sepse nëse është e vërtetë që ka pasur një transferim të përhershëm verën e kaluar, nga ana tjetër bardhekuqtë nuk kanë paguar asgjë për kontratën e sulmuesit të thirrur në kombëtare nga Luciano Spalletti. Si në transferimet e tjera, Milanit i mbeti rishitja e ardhshme prej 50%.