Inter dhe Milan derbi për të transferuar mbroijtësin e Lazios
Klubet e mëdha italiane vijojnë të jenë aktive në merkato për sezonin e ardhshëm, me një emër që po tërheq vëmendjen e dy rivalëve historikë. Inter dhe Milan po monitorojnë nga afër situatën e mbrojtësit të Lazios, Mario Gila, në prag të merkatos së verës.
Në kampin zikaltër pritet një revolucion në repartin defensiv, ku largimet e mundshme të Stefan de Vrij, Francesco Acerbi dhe ndoshta edhe Alessandro Bastoni do të detyronin drejtuesit të kërkojnë përforcime të reja.
Nga ana tjetër, kuqezinjtë po mbështeten edhe te drejtori sportiv Igli Tare, i cili ishte pikërisht njeriu që e zbuloi Gilën dhe e afroi te Lazio në vitin 2022. Megjithatë, transferimi i mbrojtësit nuk pritet të jetë i lehtë, pasi ai është i lidhur me klubin kryeqytetas me kontratë deri në vitin 2027.
Në rast se nuk arrihet marrëveshja për Gilën, Interi po shqyrton edhe alternativa të tjera si Oumar Solet i Udinese, Joel Ordoñez i Club Brugge, si dhe talentin e Sassuolo, Tarik Muharemovic. Sipas raportimeve të La Gazzetta dello Sport, gara për firmën e Gilës pritet të intensifikohet gjatë muajve të verës.
KOHA JONË SONDAZH
A duhet të nxjerrë PD dhe Opozita emrin e kandidatit për Kryeministër, por të mos jetë Berisha?
Results
Vota totale: 182

