Inter dhe Milani gati për super derbin, Allegri dhe Chivu të ngjashëm në skemë

San Siro përgatitet të shijojë një nga derbet e fundit Inter–Milan në një stadium që mbart aromën e historisë. Dhjetëra sfida, dhjetëra kujtime. Këtë herë përballen dy trajnerë në faza krejt të ndryshme të karrierës: Chivu me më shumë se dy dekada eksperiencë në stol dhe Max, i cili prej më pak se një viti drejton në Serie A.

Nëse futbolli do të ishte thjesht çështje skemash, mund të flitej për dy ekipe pasqyra të njëra-tjetrës, të vendosura me të njëjtin sistem 3-5-2. Por siç thoshte me ironi Bruno Pesaola, skemat janë vetëm një mënyrë për të thjeshtuar realitetin, sepse loja e vërtetë lind nga lëvizjet spontane të futbollistëve.

Në duelet ku të dy ekipet luajnë me 3-5-2, çështja më delikate mbetet kush do të kufizojë regjin e skuadrës kundërshtare. Te Interi, Calhanoglu është e mundur që të ketë detyrën e mbylljes së Modric. Alternativa tjetër është që dy sulmuesit zikaltër të bllokojnë linjat drejt kroatit, duke mos e lënë të marrë top direkt nga mbrojtja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëse Calhanoglu ngjitet shumë lart, mund të krijohet skenari i ngjashëm me atë të Milan–Napoli dy muaj më parë, kur Lobotka ndiqte Modric dhe kuadrati i mesfushës hapej duke lënë hapësira që u shfrytëzuan mjeshtërisht nga Allegri, sidomos me lëvizjet pas shpine të Pulisic. Këtë herë mund të jetë radha e Leaos të shfrytëzojë këto hapësira, me pritshmërinë që dyshja sulmuese Leao–Pulisic të operojë më shumë horizontalisht, për të hyrë drejt qendrës nga krahët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në anën tjetër, Chivu ka disa armë taktike, ndonëse faza e parë e ndërtimit të lojës nuk është aq komplekse sa ajo e epokës Inzaghi. Interi shpesh nis me katër lojtarë prapa, me Calhanoglun që ulet pranë mbrojtësit qendror dhe dy mbrojtës që zgjerohen. Nuk mungojnë as daljet e Akanji e Bastoni, me dhe pa top, për të krijuar epërsi numerike në mesfushë.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?