Inter dhe Napoli duel në distancë për kreun, sfidojnë sot Parmën dhe Veronën

Mesjava në Serie A hyn në fazën më të nxehtë, me Napolin dhe Interin që përballen në distancë për vendin e parë në renditje. Skuadra e Antonio Contes pret Veronën në “Maradona” në orën 18:30, me synimin për të marrë tri pikët dhe për të ushtruar presion ndaj Interit, që luan më vonë, në orën 20:45, në transfertë ndaj Parmës.

Për Conten, sfida me Veronën ka rëndësi të dyfishtë, sidomos përpara përballjes direkte Inter-Napoli që luhet pas katër ditësh. Napoli nuk do të ketë në dispozicion Neres për shkak dëmtimi, ndërsa pritet të aktivizohen Elmas, Lang dhe Hojlund.

Ndërkohë, Interi kërkon të ruajë kreun në “Tardini”, në një ndeshje të veçantë për Cristian Chivun ndaj ish-ekipit të tij. Zikaltërit pritet të aplikojnë rotacion, me Mkhitaryan dhe Carlos Augusto titullarë, ndërsa në sulm mund të shihet dyshja Lautaro–Esposito.

Swiss Digital Desktop Reklama

Programi i ditës përfshin edhe duele të tjera të rëndësishme si Bologna-Atalanta, Lazio-Fiorentina dhe Torino-Udinese.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?