Inter dhe Tottenham përgatiten për shkëmbimin e madh

Inter dhe Tottenham mund të përfshihen në një marrëveshje për shkëmbimin e lojtarëve.

‘Zikaltërit’ janë duke shfaqur interesim për mesfushorin francez të Tottenham, Tanguy Ndombele, i cili po pëlqehet nga trajneri Antonio Conte.

Për të bindur Tottenhamin dhe Jose Mourinhon që të heq dorë nga kjo, Inter po mendon t’u ofrojë anglezëve shërbimet e mbrojtësit sllovak, Milan Skriniar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Di Marzios, Inter janë përgatitur t’i ndajnë rrugët me sllovakun në mënyrë që të ndihmojnë në nënshkrimin e Ndombele, që nuk po kalon formë të mirë te Tottenham.

Swiss Digital Mobile Reklama

Skriniar tek Inter është transferuar në vitin 2017, dhe konsiderohet në mesin e mbrojtësve më të mirë sot në Evropë, me Manchester Cityn që gjithashtu të interesuar për të.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?