FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Inter gjen akordin me Di Maria-n, Paris SG e bindur për të lënë të lirë lojtarin

Prej kohësh në media qarkullon lajmi se Angel Di Maria do të jetë futbollisti i Interit dhe sipas asaj që raporton “FcInterNews” gjasat janë të mëdha që kjo do të ndodhë.

Zikaltërit kanë gjetur akordin me vetë futbollistin argjentinas i cili në parim ka rënë dakord të privohet nga shuma që do përfitonte te PSG nëse qëndronte edhe dy vitet e fundit të kontratës, 18 mln euro.

Këtë shumë te zikaltërit Di Maria do t’a përfitojë për tre sezone, por natyrisht do të ketë një rol më të madh protagonisti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me klubin francez të Paris SG negociatat nuk pritet të jenë problem për zikaltërit të cilët kanë marrë miratimin e kryeqytetasve për të biseduar me lojtarin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zyrtarizimi mbetet i lidhur me transferimin e Ivan Perisiç tek Manchester United pasi paratë e fituara nga kroati Interi do t’i përdor për të transferuar argjentinasin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?