Inter gjithnjë e më pranë rinovimit me kroatin e palodhur

Inter dhe Ivan Perisic janë gjithnjë e më pranë rinovimit. Mesfushori kroat është kthyer në një nga elementët më të spikatur në skuadrën e Inzaghit edhe pse në sezonin e kaluar përflitej për një largim të mundshëm të tij.

Tashmë Marotta, sipas asaj që raporton La Gazzetta dello Sport, ka ndryshuar mendim dhe është gati që t’i ofrojë një kontratë me vlerë 5 milionë euro në sezon, me të vetmin ndryshim që në këtë shifër të mos përfshihen bonuset.

Ish-klojtari i Bayernit ndërkohë ka kërkuar 6 milionë euro, por mund të gjendet një rrugë e mesme në ditët në vijim. Me Perisic në krahun e majtë, Inzaghi ka fituar më shumë siguri. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?