Inter gjithnjë e më pranë super talentit të Brescias
Sandro Tonali do të jetë përforcimi i dytë i Interit në merkaton e kësaj vere. Pas Achraf Hakimit, talenti i Brescias shumë shpejt do të veshë fanellën zikaltër.
Sipas “Gazzetta Dello Sport” marrëveshja mes dy klubeve është arritur me 20-vjeçarin që do të transferohet te Interi, në formë huazimi me detyrim blerjeje për një total prej 35 milionë eurosh.
Kujtojmë që në garë për Tonalin është edhe Juventusi, por bardhezinjtë nuk kanë bërë ende një ofertë konkrete për mesfushorin e talentuar.