Inter hedh në gjyq Beckham për shkak të emrit të klubit të ri

David Beckham është hedhur në gjyq nga skuadra e Interit për shkak të emrit të ri t klubit që ka në pronësi të ish-futbollisti anglez, Inter Miami. Kur kanë mbetur rreth një muaj nga debutimi i tyre në kampionatin elitar amerikan, italianët kanë paditur klubin e Beckham për përdorimin e të njëjtit emër.

Zikaltrit kërkuan në vitin 2014 që emri i tyre të jetë ekskluziv në Shtetet e Bashkuara dhe propozimi u miratua. Megjithatë, Inter Miami këmbëngul në vendosjen e këtij emri duke e argumentuar vendimin me shembuj të tjerë të përdorimit të parashtesës “Inter” sikurse Inter Turku në Finlandë, Inter Zapresiç në Kroaci, Inter Leipzig e të tjerë klube që kanë të njëjtin identitet.

Apeli i amerikanëve mbetet në shqyrtim, por gjasat janë që Inter Miami të gjejë një tjetër emërtim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?