Inter hidhet në sulm për Kumbullën, por duhet kujdes nga Lazio dhe Napoli

Interi është gjithmonë e më shumë i interesuar për Marash Kumbullën. Mbrojtësi i Veronës është kthyer në një nga objektivat kryesor në merkaton e verës, teksa Marotta dhe Ausilio kërkojnë që të bindin futbollistin dhe agjentin e tij Gianni Vitali. Klubi zikaltër kërkon të përfitojë nga huazimi i Dimarco-s për të gjetur një formulë të përshtatshme për transferimin në “San Siro”.

Interi do të bëjë të pamundurën për të mos i ikur rasti nga duart, por duhet pranuar se konkurrenca për shërbimet e mbrojtësit të Kombëtares Shqiptare është shtuar ndjeshëm. Për Kumbullën, javët e fundit ka punuar me shumë këmbëngulje presidenti i Napolit, De Laurentiis, i cili kishte arritur një marrëveshje me homologun e tij Setti për 21 milionë euro, plus 4 milionë bonuse. Kumbulla, gjithsesi nuk ka ndezur dritën jeshile për transferimin, duke i ngrirë bisedimet.

Pas këtij qëndrimi të shqiptarit qëndron pikërisht Interi. Drejtuesit zikaltër e kanë takuar disa herë menaxherin e djaloshit me origjinë nga Shkodra, duke e bindur që projekti i Contes do të ishte shumë i rëndësishëm për të. Lazio me Fiorentinën kanë studiuar terrenin për të kuptuar mundësitë që kanë për blerjen e Kumbullës, por frika më e madhe vjen nga Bundesliga. Për mbrojtësin, javët e fundit ka shfaqur interes edhe Borussia e Dortmundit, teksa skuadra ka gjermane ka treguar se është një skuadër ku të rinjtë mund të njohin vendin për t’u perfeksionuar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?