Inter-Juve, rekord arkëtimesh nga shitja e biletave

110 vite nga ndeshja e parë, Inter-Juventus do të luajnë të dielën një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit. “San Siro” do të jetë e gjitha e ezauruar për Derbin e Italisë numër 236. Në stadium do të jenë të pranishëm plotë 75 mijë tifozë nga e gjithë Italia apo Bota, me një rekord përfitimesh, pasi do të arrihet shifra 6.5 milionë euro.

 

Në stadium do të jenë të pranishëm njerëz nga 100 vende të ndryshëm. 500 klube kanë marrë 20 për qind të biletave të vendosura në dispozicion të të huajve. 40 transmetues do të japin ndeshjen në 200 vende.

Një ndeshje që deri më tani ka kaluar të gjithë pritshmëritë, por që mund të rezultojë një nga duelet më të bukura dhe vendimtare të sezonit. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP