Inter-Juventus drejt një rekordi sa i përket të ardhurave
Përballja mes Inter dhe Juventus pritet të vendosë një tjetër rekord financiar dhe të pranisë në Serie A. Sipas raportimeve të La Gazzetta dello Sport, “Derbi i Italisë” është shumë pranë shifrës së 8 milionë eurove të ardhura nga biletat, duke u renditur si eventi i dytë më fitimprurës i sezonit.
Rekordi aktual mbahet nga sfida Inter-Milan e zhvilluar në nëntor, e cila regjistroi 75.562 spektatorë dhe mbi 8,6 milionë euro të ardhura. Të dhënat paraprake për Inter-Juventus flasin për shifra të ngjashme, duke konfirmuar fuqinë komerciale dhe interesin e jashtëzakonshëm që gjeneron kjo përballje historike.
Vlen të theksohet se Interi mban aktualisht gjashtë vendet e para në këtë renditje speciale të të ardhurave dhe frekuentimit, duke dëshmuar kapacitetin organizativ dhe peshën e madhe të ndeshjeve të tij në “San Siro”.
Një tjetër tregues i qartë se Serie A po përjeton një rritje të ndjeshme në aspektin e spektatorëve dhe të ardhurave, me sfidat e mëdha që vazhdojnë të thyejnë kufijtë financiarë sezon pas sezoni.
KOHA JONË SONDAZH

