Inter-Liverpool, Klopp i druhet zikaltërve: Janë skuadër shumë e fortë dhe kompakte!
Inter-Liverpool është një nga duelet më të bukura të fazës së 1/8-ve në Champions League dhe që pritet të dhurojë jo pak emocione. Trajneri Jurgen Klopp e di mjaft mirë forcën e kampionëve të Italisë ndaj dhe ka kërkuar kujdes maksimal nga futbollistët e tij.
“Nëse do të dominojmë, do të jetë mirë. Interi mbrohet në mënyrë kompakte. Do të luajmë nga një prej skuadrave të mëdha dhe të fortë. Kanë shumë kualitet, por ky është Championsi. Të vë përballë skuadra të mëdha, duhet të bëjmë mirë.
Goli në fushën kundërshtarë nuk ka më vlerë? Nuk e di nëse është gjë e mirë, do të shohim. Golat në transfertë më pëlqejnë, nuk e di përse e kanë ndryshuar rregulloren, por ne do të përpiqemi që të japim maksimumin.
Salah dhe Mane? Është mirë që luajtën menjëherë pasi u rikthyen nga Kupa e Afrikës. Nuk festuan shumë, janë dy forca të natyrën. Kanë pasur kohën për t’u rikuperuar, por nuk habitem prej tyre”, deklaroi Klopp. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

