Inter-Milan, dalin formacionet e derbit spektakolar të Madoninës
Janë zyrtarizuar formacionet me të cilat Interi dhe Milani do të zbresin në fushë sonte në orën 20:45, në “San Siro”, për supersfidën e shumëpritur të derbit të “Madonnina”-s.
INTER (3-5-2):
Sommer; Akanji, Acerbi, Bastoni; Carlos Augusto, Barella, Calhanoglu, Sucic, Dimarco; Lautaro Martinez, Thuram.
Trajner: Chivu.
MILAN (3-5-2):
Maignan; Tomori, Gabbia, Pavlovic; Saelemaekers, Fofana, Modric, Rabiot, Bartesaghi; Pulisic, Leao.
Trajner: Allegri.
Të dyja skuadrat zbresin në fushë me module të njëjta, duke premtuar një duel të fortë në mesfushë dhe duele individuale që mund të vendosin fatin e ndeshjes. Interi i Chivu mbështetet te Barella dhe zgjuarsia e Lautaro Martinez, ndërsa Milani i Allegrit shpreson te kreativiteti i Modric dhe shpejtësia e Leao-s.
KOHA JONË SONDAZH

