Inter-Milan dhurojnë 45 minuta të çmendura, dy gola të anuluar (VIDEO)
Interi dhe Milani nuk kanë shkuar më shumë se një barazim pa gola në 45 minutat e para.
Ndeshja nisi më mirë për Milanin që krijoi dy mundësi shumë të mira në minutat e para me Susson dhe Calhanoglu. Interi ndërkohë fitoi më shumë terren me kalimin e minutave dhe gjeti golin e avantazhit me Icardin e 11-të, por që u anulua për shkak se argjentinasi ishte në pozicion jashtë loje.
Dy minuta më pas Politano i afrohet golit, ndërkohë që në minutën e 30-të zikaltrit humbasin Nainggolan, pasi belgu pësoi një dëmtim në kavilie. Në minuan e 34-t, pas një goditje nga këndi, D Vrij gjen shtyllën, teksa në këtë rast Donnaruma ishte thuajse i dorëzuar. Milani vuan shumë, por arrin që të gjejë rrugën e rrjetës me Musacchion, por edhe ky gol u anulua për shkak se mbrojtësi ishte në pozicion të parregullt.
KOHA JONË SONDAZH

