Inter mposht Cagliari-n dhe merr kreun e Serie A

Inter vijon serinë e fitoreve në Serie A duke triumfuar 3-0 ndaj Cagliari-t në “Unipol Domus”, duke u ngjitur në krye të tabelës falë golavarazhit, duke parakaluar Atalantën.

Cagliari u përpoq të reagonte, por përballja me zikaltrit, të pamposhtur në 11 ndeshjet e fundit të kampionatit, ishte një sfidë e vështirë. Në pjesën e parë, Lautaro Martínez shpërdoroi një rast të artë, duke dërguar topin mbi traversë pas një krosimi perfekt nga Nicolò Barella. Ai krijoi disa kundërsulme të rrezikshme, pjesa e parë u mbyll pa gola, duke ruajtur rekordin e Interit si skuadra e vetme që nuk ka qenë në disavantazh në pushim këtë sezon.

Pjesa e dytë filloi me dominimin e Interit, kur Alessandro Bastoni zhbllokoi rezultatin me një goditje me kokë. Lautaro Martínez shënoi golin e dytë, ndërsa Hakan Çalhanoğlu vulosi fitoren nga pika e bardhë. Mesfushori i Kombëtares, Kristjan Asllani, u aktivizua për vetëm 10 minuta në fund të takimit, duke zëvendësuar Mikhtaryan.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?