Inter pranë kampionit të Botës, por oferta e zikaltërve është e ulët
Interi është pranë blerjes së Oliver Giroud nga skuadra e Chelsea-t. “Sky Sport” raporton se klubi Italian është në bisedime të avancuara me klubin londinez dhe agjentin e lojtarit. Kontrata e tij skadon në verën e këtij viti, ndaj dhe transferimi mund të bëhet për një shifër të ulët.
Interi ofron vetëm 1.17 milionë euro, ndërkohë që Blutë e Londrës nuk heqin dorë pa 5 milionë euro dhe 1 milionë euro bonus. Zikaltrit duhet të rrisin ofertën më 4 milionë euro nëse duan që ta transferojnë sulmuesin.
Lyon gjithashtu është e interesuar për 33-vjeçarin, i cili nuk bën pjesë në planet e trajnerit Lampard. /R.Lika-Koha Jone/
Inter Milan are close to an agreement with Chelsea over a deal for Olivier Giroud, according to Sky in Italy.
— Sky Sports News (@SkySportsNews) January 12, 2020