Inter rikthehet tek fitoret, merr 3 pikëshin e parë për tetorin, kap vendin e 3-të në Serinë A

Interi ka marrë fitoren e parë për muajin tetor. Pas dy barazimesh dhe një humbje në Seria A dhe Champions League, zikaltërit janë rikthyer tek rezultatet pozitive.

Në transfertën e Bolonjës, të besuarit e Conte-s morën një fitore modeste 0-2 falë golave në pjesën e dytë të Lukakut dhe D’Ambrosios.

Po ashtu Inter ka kapur vendin e tretë në renditjen e kampionatit, teksa janë vetëm 2 pikë larg Milanit kryesues që ka një ndeshje më pak.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?