Inter-Roma barazim 1-1

​Nuk ka fitues në “Giuseppe Meazza”, Interi ka barazuar 1:1 me Romën.

Interi dhe Roma kanë ndarë pikët në xhiron e 21’të në Serie A, duke barazuar 1:1 në “Giuseppe Meazza”, raporton Gazeta Express.

Të parët në epërsi kaluan mysafirët, realizoi Stephan El Shaarawy në minutën e 31’të, i ndihmuar paksa edhe nga gabimi i Santon.

Në pjesën e dytë, vendasit tentuan dhe kishin disa raste dhe goli i barazimit erdhi në minutën e 86’të, nga Matias Vecino, që ishte goli i rezultatit përfundimtar, 1:1.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky barazim i lë Interin dhe Romën në pozitat katër dhe pestë, me nga 43 pikë, respektivisht 40.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?