Inter s’di të fitojë më në Seria A, ndalet dhe ndaj Genoas (VIDEO)

Interi nuk di të fitojë më në Seria A. Për të katërtën ndeshje radhazi skuadra e Inzaghit nuk arrin të dalë nga fusha me pikë të plota, teksa ka dy ndeshje dhe dy humbje. Zikaltrit nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola mbrëmjen e sotme ndaj Genoas.

Barazimi i Milanit pak orë më parë nuk i shërbeu Interit që të gjente më shumë motivim për të fituar. Rastet për shënim nuk është se munguan, por portieri Sirigu ishte në një mbrëmje shumë të mirë.

Interi mbetet në vendin e dytë me 55 pikë, dy më shumë se Milani, por dhe me një sfidë tjetër për të rikuperuar ndaj Bolognës. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?