Inter vijon tratativat me Lautaro-n, sinjale pozitive për rinovimin

Inter vijon tratativat për rinovimin e kontratës së Lautaro Martinez, i cili vijon të mbetet një nga emrat më të kërkuar në merkato. Marotta dhe Ausilio së fundmi kanë pasur kontakte me agjentin e lojtarit.

Kontrata aktuale me Interin skadon në vitin 2023, por drejtuesit kërkojnë që argjentinasi të firmosë një tjetër për të qenë më të sigurt. Agjenti Beto Yaque ka dhënë sinjale pozitive.

“Lautaro është i lumtur tek Interi, por nuk kemi folur për klauzola, rinovim apo diçka tjetër”, u shpreh ai. Mediat italiane ndërkohë shprehen se në javët në vijim do të ketë risi në lidhje me kontratën e re të bomberit argjentinas. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP