Interesim i lartë për sfidën e sotme të Vllaznisë, ja sa tifozë pritet të ketë në “Loro Boriçi”

Vllaznia nis aventurën europiane mbrëmjen e sotme në “Loro Boriçi” përballë rumunëve të Universitatea Craiovës, sfidë e vlefshme për turin e dytë të Conference League, që do të startojë në orën 21:00.

Një ditë më parë trajneri Mirel Josa konfirmoi se skuadra ka arritur formën më të mirë fizike dhe është gati të shpalosë vlerat në fushë, pavarësisht se përballë do të ketë një kundërshtar me buxhet shumë më të lartë se shkodranët.

Sipas Supersport duke parë ecurinë, në stadium do të ketë më shumë se 10 mijë fansa. Për të motivuar edhe më shumë futbollistët, presidenti Alban Xhaferi mësohet se u ka premtuar një shpërblim prej 50 mijë eurosh në rast kualifikimi, teksa kuqeblutë do të kërkojnë të hedhin sonte një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?