Interesim i madh për derbin Tirana-Partizani, ja sa bileta janë shitur deri më tani
Interesimi për derbin e mbrëmjes se sotme mes Tiranës dhe Partizanit për bileta është i madh. Deri në orën 15:00 raportohen rreth 12 mijë bileta të shitura, teksa në tribunat e rezervuara për tifozët e Tiranës, ka nisur shitja edhe e biletave të unazës së dytë të stadiumit.
Ndërkohë, në ato të rezervuara për tifozët e Partizanit, janë drejt përfundimit biletat në unazën e parë dhe pritet të nisë shitja për në unazën e dytë.
Parashikohet që në shkallët e “Air Albania”-s të ketë më shumë se 15 mijë tifozë, që do të shijojnë spektaklin e derbit të kryeqytetit.
KOHA JONË SONDAZH

