Interi bën detyrën ndaj Empolit, Roma rigjen fitoren kundër Cagliarit (VIDEO)

Interi rikthehet te fitoret në Seria A. Zikaltërit pa Inzaghin e pezulluar në stol, arritën të merrnin maksimumin në transfertën me Empolin e shqiptarëve ku Bajrami dhe Ismajli ishin titullar, por pa lënë shumë gjurmë.

Në pjesën e parë ishte D’Ambrosio i dha avantazhin Interit me kokë në 34-t ndërsa në të dytën dalja me të kuq e Ricci lehtësoi fitoren e miqve që dyfishuan me Dimarcon në minutën e 67-të.

Roma mori një fitore të rëndësishme me përmbysje 2-1 në transfertën me Cagliarin ku Ibanez dhe Pellegrini zhvlerësuan golin e Pavolettit për vendasit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?