Interi bën gati 30 milionë euro për sulmuesin e Sassuolos
Inter është në garë për titullin në Serinë A dhe në 1/8-at e Champions League. Zikaltrit ndërkohë po punojnë edhe për të ardhmen, për të siguruar transferimet që u duhen në reparte të ndryshme.
Sulmuesi i Sassuolo-s, Gianluca Scamacca pëlqehet prej kohësh dhe në javët e fundit duket se ka patur disa kontakte. 22-vjeçari vlen 30 milionë euro, shifër që Sassuolo nuk ka ndërmend që ta ulë.
Gjithsesi nuk do të jetë shumë e thjeshtë, pasi në garë për bomberin është edhe Juventusi, që gjithashtu është në kërkim të një sulmuesi cilësor.
KOHA JONË SONDAZH

