Interi bën gati 30 milionë euro për të kthyer Kean në Seria A

Nga Anglia vijnë lajme interesante për merkaton e Interit. Sipas “Daily Express”, zikaltrit kanë gati një ofertë prej 25 milionë stërlinash (29milionë euro) për kartonin e Moise Keane. Drejtuesit e ekipit italianë besojnë se mund ta rikthejnë në Seria A talentin që sezonin e kaluar spikati me Juventusin.

Pavarësisht kontratës së gjatë që ka me Evertonin, sulmuesit 20-vjeçar është gati që të tregojë sërish vlerat e tij për të qenë sa më në formë për Europianin.

Në skemat e Contes, Kean do t’i shërbente në mënyrë perfekte Lukakut dhe Lautaros, për të qenë një alternativë e mirë. Ish-sulmuesi i Juventusit mund të jetë surpriza në merkaton e verës, teksa nuk përjashtohet edhe fakti që të zërë vendin e Lautaros, i cili kërkohet me ngulm nga Barcelona. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP