Interi bën gati listën me 5 largime këtë verë, mes tyre është edhe Asllani

Kristjan Asllani është zyrtarisht në merkato, siç konfirmoi drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, gjatë fundjavës. Mesfushori shqiptar nuk është i vetmi që nuk bën pjesë në planet e trajnerit të ri Cristian Chivu, dhe gjatë 42 ditëve të mbetura të merkatos, klubi zikaltër pritet të sistemojë një numër të konsiderueshëm lojtarësh, qoftë me huazime, qoftë me shitje përfundimtare.

Tajon Buchanan, i kthyer nga huazimi te Villarreal, ishte pranë kalimit te Sassuolo, që e shihte si zëvendësuesin ideal të Laurienté. Por transferimi i francezit drejt Sunderland është bllokuar në momentet e fundit, që ka ndikuar drejtpërdrejt edhe te ardhmja e kanadezit. Pa largimin e Lauriente, marrëveshja për Buchanan është ngrirë.

Aleksandar Stankovic, mesfushori i lindur në vitin 2005, është një tjetër emër që pritet të largohet. Interi dëshiron ta huazojë duke ruajtur kontrollin mbi kartonin, pasi lojtari shihet me shumë potencial për të ardhmen. Për të është interesuar edhe Club Brugge, që e sheh si pasardhësin e Ardon Jasharit, por palët nuk kanë arritur ende marrëveshje për klauzolën e riblerjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, Mehdi Taremi, i ardhur verën e kaluar si lojtar i lirë, nuk bën më pjesë në projektin teknik të Interit. Me afrimet e Bonny, konfirmimin e Pio Espositos dhe afrimin e pritshëm të Lookman, sulmuesi iranian është jashtë planeve të Chivut. Për momentin, përmes agjentëve të tij, Taremi po kërkon zgjidhje mes Portugalisë dhe Turqisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndryshe nga Taremi, Sebastiano Esposito do të qëndrojë në Serie A. Pas një interesimi fillestar nga Fiorentina, tani janë Parma dhe Cagliari ata që po shtyjnë për të siguruar shërbimet e tij. Interi e vlerëson kartonin e Espositos rreth 7-8 milionë euro dhe mund të finalizojë transferimin në ditët në vijim. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?