Interi bën gati planin për të bllokuar Scamacca-n
Gianluca Scamacca është objektivi numër një i Interit për sulmin gjatë verës. Sipas asaj që raportohet nga Tuttosport, pas blerjes së Dusan Vlahovic, Juventusi nuk është më një konkurrent në këtë garë, duke qenë se ishte rivali kryesor i zikaltërve.
Megjithatë, deklaratat e drejtorit sportiv të Sassuolos i kanë trazuar pak ujërat tek Interi kur foli se për sulmuesin italian ka të interesuar edhe ekipe nga jashtë Italisë. Beppe Marotta ka nisur nga puna për të gjetur formulën e duhur që të bindë Sassuolon për të lënë të lirë lojtarin. Sassuolo kërkon 40 milionë euro për sulmuesin dhe Beppe Marotta e ka të qartë strategjinë që do të ndjekë.
Në këtë repart Interi ka mundësi t’i ofrojë Sassuolos dy sulmues që konsiderohen si talente dhe mund të përgjysmojnë çmimin e Scamacca. I pari është Andrea Pinamonti i cili është duke kaluar një sezon të mirë tek Empoli, dnërkohë që tjetri është Sebastiano Esposito.
KOHA JONË SONDAZH

