Interi bën gati super kontratën për të blinduar Barella-n

Mesfushori i Interit, Nicolo Barella po shkëlqen këtë sezon në Serie A. Italiani është kthyer në një nga lojtarët kyç në formacionin e Antonio Contes dhe mesa duket drejtuesit kërkojnë t’ia shpërblejnë lojtarit formën e mirë që po tregon.

Sipas raportimit të mediave italiane, Interi ka nisur menjëherë bisedimet për rinovimin e kontratës me 24-vjeçarin. Falë paraqitjeve të tij pozitive, Barella ka rënë në radarin e klubeve të mëdha të Europës dhe zikaltërit nuk dëshirojnë ta humbasin yllin e tyre.

Nicolo është në kontratë me Interin deri në vitin 2024 dhe aktualisht përfiton 2.5 milionë euro në sezon. Mësohet se në kontratën e re do të ketë një rritje page, e cila mund të shkojë deri në 4.5 milionë euro. Deri më tani Barella ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë 10 asist në 34 ndeshje në total me fanellën zikaltër.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?