Interi bën llogaritë, me 19 pikë shpallen kampionë

Me 9 fitore radhazi, zikaltërit janë skuadra më në formë në Serinë A dhe ekipi që po projektohet drejt titullit kampion pas shumë e shumë vitesh.

Në pritje për ndeshjen e prapambetur me Sassolon, në skuadrën e Contes kanë nisur llogaritë për pikët që i duhen ekipit për të vendosur vulën në titullin e 19 në histori.

Interi ka 9 ndeshje (plus 1 të prapambetur) për të luajtur dhe në total janë 30 pikë teksa kryeson me 68 pikë kurse ndjekësit  janë Milani me 60, Atalanta 58, Juve e Napoli me 56 pikë. Sipas llogarive, Lukakut me shokë i duhen 19 pikë për të futur në xhep Scudetton, pra 6 fitore dhe një barazim pavarësisht nëse ndjekësi më i afërt, Milani do t’i fitonte të gjitha ndeshjet deri në fund. Pra me këtë llogari të thjeshtë, Inter dhe Milan do të arrinin me pikë të barabarta, 87 të tilla por me ndeshje direkte zikaltërit do të shpalleshin kampionë pasi fituan 3-0 derbin e dytë.

Numërimi mbrapsht ka nisur për Interin dhe llogaritë po bëhen por një trajneri manjak në detaje dhe në fushë nuk do t’i pëlqente që të flitej për gjëra të tilla pasi nuk dëshiron në asnjë moment të shpërqëndrojë skuadrën me llogari pikësh.

SHKARKO APP