Interi bën një tjetër blerje në merkato, arrin akordin me mbrojtësin
Në pritje të zyrtarizimit të Dybala-s dhe Lukakut, Interi vijon punën në merkato. Skuadra zikaltër ka arritur një marrëveshje për transferimin e Raoul Bellanova-s për 10 milionë euro.
Sipas “Sky Sport”, mbrojtësi i Cagliarit do të transferohet tek zikaltërit fillimisht në formë huazimi për 3 milionë euro dhe të drejtën e blerjes për 7 milionë euro pas 12 muajsh.
Ai ndiqej me interes nga disa skuadra, por Interi u tregua më e shpejt për të gjetur marrëveshjen. Në sezonin e fundit në Sardenjë, Bellanova luajti 31 ndeshje, duke shënuar dhe një gol. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

