Interi bën një tjetër ofertë për Lookman, takohet me drejtuesit e Atalantës

Ditët e ardhshme pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e Ademola Lookman, objektivi kryesor i Interit në këtë merkato verore. Sipas raportimeve nga ambientet pranë klubit, presidenti i Interit Beppe Marotta pritet të takohet në ambientet e Lega Calcio me Luca Percassin, për të paraqitur ofertën më të fundit për sulmuesin e Atalantës.

Oferta e Interit është 43 milionë euro, me mundësinë që shuma të rritet me 2 milionë euro bonuse, por mbetet ende nën kërkesën e 50 milionë eurove që klubi bergamask ka vendosur si çmim për largimin e Lookman.

Megjithatë, ekziston një marrëveshje e heshtur mes Atalantës dhe vetë lojtarit për ta lehtësuar largimin në rastin e një oferte të rëndësishme. Pavarësisht kësaj, Atalanta nuk ka ndërmend të bëjë ulje, veçanërisht në një verë ku ka arritur tashmë të përfitojë nga shitjet e Reteguit dhe nuk ka presion për të shitur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëse gjatë këtyre ditëve nuk arrihet një marrëveshje, Interi do të kalojë në planin B dhe do të kërkojë një tjetër profil për të përforcuar ofensivën e Cristian Chivut.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga ana tjetër, Atalanta duket e përgatitur për një largim të mundshëm të Lookman dhe ka shënjestruar Federico Chiesën si pasuesin e tij, edhe pse sulmuesi i Juventusit është gjithashtu nën radarët e Napolit. Takimi mes Marottës dhe Percassit nuk është përfundimtar, por do të jetë thelbësor për të kuptuar nëse ka hapësirë për një marrëveshje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?