Interi beson te Asllani, ka kushtuar më shumë se Icardi dhe Adriano
Kristjan Asllani ka kaluar sot vizitat mjekësore tek Interit dhe pritet të zyrtarizohet. Mesfushori kalon në Milano për 14 milionë euro.
Zikaltrit do të paguajnë 4 milionë euro për huazimin dhe më pas dhe 10 milionë euro për blerjen përfundimtare.
Në listën e transferimeve U20 tek Interi, Asllani është blerja e shtatë më e shtrenjtë. Ai lë pas emra të mëdhenj si Adriano dhe Icardi, që janë blerë për më pas se 14 milionë euro, kurse rekordin e mban Alessandro Bastoni me 31.1 milionë euro nga Atalanta.

KOHA JONË SONDAZH

