Interi beson te Esposito në sulm, Botërori përcaktues për fatin e Asllanit

Francesco Pio Esposito do të mbetet pjesë e Interit edhe për sezonin e ardhshëm dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit Cristian Chivu si një nga sulmuesit e skuadrës për 2025/26. Vendimi është marrë pas tre ndeshjeve të para në Botërorin për Klube dhe tregon qartë orientimin e klubit drejt besimit tek të rinjtë. Ky zhvillim ndryshon gjithashtu planet e merkatos të Beppe Marottës dhe Piero Ausilios.

Me Lautaro Martinez dhe Marcus Thuram të padiskutueshëm, me Pio Espositon të konfirmuar dhe me ardhjen e Bonny-t, sulmi i Interit konsiderohet i kompletuar. Kjo përjashton pistën Hojlund, për të cilin Manchester United kishte shpresuar të përfitonte nga një transferim i mundshëm.

Tani vëmendja e klubit spostohet te repartet e tjera, veçanërisht për shkak të idesë së trajnerit Chivu për të kaluar nga skema 3-5-2 në një më ofensive si 3-4-2-1 ose 3-4-1-2. Në këtë kuadër, ai ka provuar Nicola Zalewskin dhe Henrikh Mkhitaryan, si dhe i ka dhënë një mundësi Valentin Carbonit, megjithatë, qëndrimi i këtij të fundit mbetet i pasigurt për shkak të rikuperimit pas një dëmtimi të rëndë. Një huazim për të siguruar minuta të rregullta mund të jetë më i përshtatshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në mesfushë, mbetet për t’u kuptuar e ardhmja e Hakan Calhanoglu. Ndërkohë, Interi po ushtron presion te Lazio për Nicolo Rovella, duke bërë një ofertë prej 35 milionë eurosh. Gjithsesi dhe prezantimet e mira të Asllanit, mund të bëjnë që të heqin dorë prej tij. /Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?