Interi blindon Inzaghin dhe nis sulmin për Asllanin dhe Bellanova-n
Simeone Inzaghi është shumë pranë rinovimit me skuadrën e Interit, teksa mungon vetëm zyrtarizimi. Klubi zikaltër i ka idetë e qartë për ta ardhmen, që do të jetë me ish-strategun e Lazios.
Ndërkohë në merkato po vijohet puna për Bellanova-n dhe Asllanin, teksa kontaktet janë të vazhdueshme dhe shumë pozitive. Futbollisti i Kombëtares sonë shihet si zëvendësuesi perfekt për Brozovic, i cili nuk mund të luajë të gjitha ndeshjet për të pasur një rendiment të lartë.
Sa i përket merkatos Mkhitaryan është thuajse një lojtar i Interit, ndërkohë që po punohet dhe për afrimin e Dybala-s. De Vrij dhe Dumfries mund të largohen, ndërkohë që Bremer shihet si alternativë shumë e mirë për t’i zëvendësuar. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

