Interi dhe Milani derbi në merkato për super talentin e Benficës
Rivalë për titullin kampion, por edhe në merkato. Inter dhe Milani janë në kërkim të një sulmuesi të ri për sezonin e ardhshëm sipas mediave portugeze. Në listën e dëshirave të tyre ka përfunduar edhe Darëin Nunez nga Benfica.
Për 22-vjeçarin uruguaian, ka pasur interesim të madh edhe nga klubet e Premier League si Arsenali, Tottenhami dhe West Ham. Luzitanët kërkojnë jo më pak se 60 milionë euro.
Nunez ka shënuar 26 gola në 31 ndeshje gjatë këtij sezoni, duke ndihmuar Benficën që të kualifikohej ndaj Ajaxit në Champions League. Në fakt ai ka një klauzolë prej 150 milionë eurosh, por që asnjë klub nuk është gati që ta paguajë ndaj dhe pretendimet me siguri që do të ulen. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

