Interi dhe PSG nisin bisedimet për shkëmbimin Icardi-Cavani
Inter dhe Paris Saint-Germain po mendojnë për një shkëmbim mes Mauro Icardit dhe Edinson Cavanit. Argjentinasi nuk dëshiron që të kthehet në Milano, pasi nuk është në planet e drejtuesve zikaltër, ndërkohë që në krahun tjetër uruguaiani nuk do të rinovojë kontratën me PSG.
“L’Equipe” raporton se bisedimet mes klubeve për shkëmbimin kanë nisur, por asgjë nuk është finalizuar. Gazeta franceze raporton se nuk përjashtohet mundësia që Cavani të shkojë te Atletico Madrid, skuadër me të cilën ka një marrëveshje që nga muaji janar.
Newcastle gjithashtu është i interesuar për sulmuesin uruguaian, ndërkohë për Icardin oferta e parë e PSG prej 50 (plus 10 bonus) milionë eurosh është refuzuar. /R.Lika-Koha Jone/