Interi divorcohet me Conten, i jep gjysmën e pagës vjetore
Interi dhe Antonio Conte u “divorcuan” në verë për “vizione të ndryshme mbi projektin teknik për të ardhmen e klubit”. Kjo është ajo që është shkruar në procesverbalin e mbledhjes së aksionarëve të zikaltërve që u mbajt më 8 korrik.
Interi do të jetë i detyruar që t’i paguajë Contes gjysmën e vlerës së kontratës për edicionin 2021-2022. Bëhet fjalë për shifrën e 6.5 milionë eurove, nga 13 sa përfiton strategu i njohur italian, i cili për momentin është i papunë, duke marrë një periudhë pushimi.
Interi vendosi që t’i besojë kreun e pankinës trajnerit Inzaghi, i cili deri më tani ka bërë një punë të shkëlqyer, duke e mbajtur skuadrën në krye të renditjes me 3 fitore dhe një barazim. /R.Lika-Koha Jone/